Section outline

  • Këtë javë do të shqyrtojmë kohën që i duhet një programi për tu ekzekutuar, pse disa algoritme janë më të shpejta se disa të tjera, dhe si mund ta përmirësojmë efikasitetin e algoritmeve. Do të shikojmë se ç'është rendi i vështirësisë së një algoritmi (order of complexity), dhe disa nga rendet e vështirësisë më të zakonshme. Gjithashtu do të studjojmë problemin gjej-bashko (union-find), disa algoritme të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi, dhe do të analizojmë efikasitetin e këtyre algoritmeve në situata të ndryshme.