Section outline

  • Këtë javë do të mbarojmë diskutimin e algoritmeve Gjej-Bashko (që mbeti pa përfunduar javën e kaluar), do shikojmë algoritmin Bashkim-i-Shpejtë, si dhe variantet e përmirësuara të tij: Bashkim-i-Shpejtë i Barazpeshuar dhe Bashkim-i-Shpejtë me shkurtim Rruge.

    Më pas do të shqyrtojmë strukturat: Çanta, Rradhë dhe Stiva, ndërfaqet e tyre të programimit, implementimet e tyre me lista të lidhura dhe me vektorë, dhe efikasitetin e algoritmeve përkatëse.

    Po na doli koha do fillojmë edhe me algoritmet e thjeshta të renditjes: Renditja me Përzgjedhje (Selection Sort), Renditja me Ndërfutje (Insertion Sort), dhe Shellsort. Për secilin rast do studjojmë efikasitetin e tyre në rastet normale dhe situatat më të mira dhe më të këqija.

    Në orën e praktikës do zgjidhim pjesën e parë të problemit të filtrimit (http://coursera.cs.princeton.edu/algs4/assignments/percolation.html). Pjesën e dytë e keni detyrë (afati i dorëzimit pas 2 javësh).