QËLLIMI


Studimi i teknikave themelore të algoritmeve dhe strukturat e të dhënave që janë më të përdorshme në fushën e programimit. Analiza shkencore e efikasitetit të tyre. Zbatimet praktike të tyre.


PËRMBAJTJA


Kursi përfshin: struktura të thjeshta të dhënash, renditja, kërkimi, gjetje bashkimi, kërkim dyjar, stivat, rradhët, trastat, renditja me ndërfutje, renditja me përzgjedhje, shellsort, quicksort, mergesort, heapsort, pirgjet dyjare, pemë kërkimi dyjare, pemët kuq-e-zi, tabelat hash, algoritme grafesh dhe përpunim vargjesh, kërkimi në thellësi, kërkimi në gjerësi, renditja topologjike, Kruskal, Prim, Dijkistra, Bellman-Ford, Ford-Fulkerson, renditja rrënjësore, përputhja e shprehjeve të rregullta, kodimi Huffman, ngjeshja LZW, shndërrimi Burrows-Wheeler, etj.


PARAKUSHTET


Njohje bazë me gjuhën Java dhe elementet e programimit si: ciklet, kushtet, vektorët, funksionet, vetëthirrja, objektet, etj.


LIBRAT


VLERËSIMI


Pikë

40

41-50

51-60

61-70

71-80

81-90

91-100

Nota

4

5

6

7

8

9

10


Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e pikëve të grumbulluara, ku 60% e pikëve do të vijnë nga provimi përfundimtar, dhe 40% e pikëve do të vijnë nga detyrat. Detyra do ketë çdo javë, një javë me pyetje teorike, një javë me programim. Çdo detyrë do të ketë maksimumi 3 pikë. Detyrat e dorëzuara mbas afatit të përcaktuar nuk do të pranohen. Në rast se verifikohet që dy detyra janë të kopjuara, të dy studentët do të penalizohen me -2 pikë.


PROGRAMI MËSIMOR


  1. Gjetja e Bashkimit (Union-Find). Analiza e Algoritmeve (Analysis of Algorithms)

  1. Stivat dhe Rradhët (Stacks and Queues). Renditje të Thjeshta (Elementary Sorts)

  1. Mergesort, Quicksort

  1. Rradhët me Përparësi (Priority Queues). Tabela Simbolesh të Thjeshta (Elementary Symbol Tables)

  1. Pemë kërkimi të barazpeshuara (Balanced Search Trees – BST). Aplikime Gjeometrike të BST-ve (Geometric Applications of BSTs)

  1. Tabelat Hash (Hash Tables)

  2. Grafet pa Drejtim (Undirected Graphs)

  3. Grafet me Drejtim (Directed Graphs)

  4. Pemët Përfshirëse Minimale (Minimum Spaning Trees). Rrugët më të Shkurtra (Shortest Paths)

  1. Rrjedha Maksimale dhe Prerja Minimale (Maximum Flow and Minimum Cut)

  2. Renditja Rrënjësore (Radix Sort). Përpjekjet (Tries)

  1. Kërkim Nënvargu (Substring Search)

  2. Shprehjet e Rregullta (Regular Expressions)

  3. Ngjeshje të Dhënash (Data Compression)

  4. Thjeshtimet (Reductions). Kokëfortësia (Intractability). Grupet e vështirësisë P, NP, NP-complete



Last modified: Thursday, 24 March 2016, 2:38 AM